Lajme

Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 24 April 2024

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasniqi për grantin e performancës.

Ajo i ka thënë Krasniqit që mos të manipulojë.

Bajrami ka thënë se Ligjin për grantin e performancës e ka hartuar Qeveria aktuale, por procesin e ka nisur Qeveria Hoti.

-Advertisement-

“Minister, mos manipulo të lutem se turp prej atyre që na lexojnë. Shihe çka kam shkru: Rakiq e ka anulu grantin, por Qeveria Hoti në atë kohë grantin e përformancës e ka bë pjesë të Ligjit të Buxhetit për vitin 2021. Ti e ke gjetë  grantin e përformancs në buxhet të vitit 2021 dhe si ministër duhet me ditë që fuqia juridike e Ligjit është me e madhe se ajo e vendimit të Rakiqit. Ndërsa Ligjin për grantin e përformacës e keni hartu ju, por ne e kemi fillu procesin, në kohën tonë ka përfundu koncept dokumenti. Askund nuk thashë se ne e kemi bë Ligjin, por të tregova që procesi ka nisë në kohën tonë dhe se ka pasë kredibilitet të pakontestushëm krejt procesi.”

Bajrami ka shkruar se shtëpitë janë subvencion për përfitëesit fundor dhe ka shtuar se për ndërtimin e këtyre shtëpive i është nënshkruar kontratë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Ajo i ka thënë Krasniqit se “këto shtëpi nuk i keni mbjellë në ara që mandej të mbijnë si lule”.

Ish ministrja e Financave ka thënë se Krasniqi ka negociuar me një kompani që e njeh ai dhe sipas saj ky është korrupsion.

“Dhe minister, a mendon që unë e Avdullah Hoti nuk e dimë çka është kontratë e çka subvencion? Shtepitë janë subvension për përfituesit fundor, por ju ministër këto shtepi nuk i keni mbjellë në ara që mandej të mbijnë si lule. Pra para se me i dorëzu si subvencion është dashtë t’i ndërtoni apo jo? Për t’i ndërtu këto shtepi ju keni dhënë kontratë të negociume pa publikim të njoftimit për kontratë. Ke negociu me një kompani që e njehë derisa në Kosovë ka mijëra të tilla që merrën me ndërtim të shtepive. Kësaj i thonë korrupcion dhe duhesh me dhanë përgjegjësi, dmth. keni përfitu në emër të ndihmës për grupet e margjinalizuara.”

“Ndërsa përkrahja për komuna është formulë, asgjë s’ke bë veç se në emër të inflacionit i keni grabitë qytetarët dhe bizneset e një pjesë ka shku sipas fomukës në komuna. Kaq sa i përket reagimit tënd.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera