Lajme

Deputetit të Vetëvendosjes ia bllokojnë llogarinë në Facebook, i kërkojnë para për t’ia kthyer

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 25 June 2022

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i është hakuar llogaria e tij zyrtare në Facebook, ndërsa i kanë kërkuar një shumë parash për t’ia rikthyer.

Policia ka konfirmuar rastin, përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Edhe i biri i deputetit Kokaj, Agon Kokaj, ka bërë një njoftim në Facebook-un e tij personal duke paralajmëruar se llogaria e deputetit është hakuar dhe për çdo mesazh që mund të dërgohet nga Facebook-u i tij nuk është i shkruar nga i ati.

“Zonja dhe zotërinj, dua t’ju njoftoj se Dr. Jahja Kokaj, llogaria e tij në Facebook është hakuar nga dikush, prandaj nëse merrni ndonjë mesazh nuk janë të tij”, ka shkruar ai.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vijon në hetime./kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera