Lajme

Deputeti më i zëshëm dhe kritikues për të tjerët, hesht kur ka probleme përbrenda VV-së

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 12 January 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është pothuajse aktivisti më i zëshëm, i cili nuk kursen asnjëherë fjalët për të treguar qëndrimin e tij lidhur me ngjarjet që ndodhin në vend. Megjithatë që nga koha kur në Lëvizjen Vetëvendosje kanë shpërthyer përplasjet, Fisnik Ismaili ka zgjedhur të mos komenton asgjë lidhur me këtë situatë.

Ismaili për herë të fundit kishte shkruar një status në profilin e tij, në të cilin kishte folur kalimthi lidhur me dorëheqjet dhe përplaset në VV, e më pastaj kishte paralajmëruar se nuk do të komentoj as nuk do të postoj, ngase është duke punuar në temën e magjistraturës, shkruan Infokusi.com

Tërë ai potencial i Ismailit, që shpesh u kritikua edhe për gjuhen e ashpër të përdorur dhe për sharje e fyerje në këto ditë u kthye në heshtje.

-Advertisement-

A tregon kjo heshtje se Ismaili po donë të rri indiferent ndaj zhvillimeve të fundit, ngase edhe në letrën e tij ai ka dashur të ruaj njëfarë mesi, apo ndoshta edhe vet ai nuk e din se çfarë vërtetë po ndodh në VV, sikurse një shumicë e madhe në Lëvizjen Vetëvendosje e deklaruar deri më tash./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera