Deputeti i VV-së: Në Universitete publike ligjërohet si në shkollë fillore
Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 07 March 2018
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Salih Salihu në seancën e sotme ka thënë se për nivelin e dobët të arsimit në Kosovë është fajtore vet Qeveria pasi ndan vetëm 2-3% të buxhetit për këtë fushë, transmeton Infokusi.com
‘Nuk mund ta fajësoni shtetin e Serbisë për arsimin në Kosovë që nga pas lufta pasi ju investoni vetëm 2-3% të buxhetit me arsim ndërsa izraelitet investojnë 30% të buxhetit ndajnë për arsim. Prandaj izraelitët janë në krye të ndërmarrjeve më të mëdha bankare në botë ndërsa studentët tanë presin kohë të gjatë për një vizë për studim jashtë vendit’ , ka thënë Salihu
Ai ka folur edhe për Universitetet publike dhe private të cilat i ka quajtur ndërmarrje punësimi të cilat ofrojnë vetëm ligjërata të shkollës fillore e jo shkencë.
‘Universitet publike dhe ato private janë bë ndërmarrje punësimi, nuk ka cilësi, të gjithë përkujdesen për punësim në to pasi pagat janë të larta. Në UP nuk bëhen shkencë por ligjërata si në shkollë fillore’, ka shtuar Salihu.
Ndërsa rreth njohjes së kontributit të mësimdhënëseve gjatë viteve 90 ai ka thënë se ky ligj po shtyhet me qëllim pas 5 viteve pothuajse asnjë nga mësimdhënësit nuk do të jetë i gjallë
‘Ju po prisni që kontributin e mësimdhënëseve ta njihni pas 5 viteve, sepse pas 5 viteve asnjë nga mësimdhënësit e viteve të 90-ta nuk do të jetë i gjallë’, ka thënë deputeti i VV-së.
Kuvendi i Kosovës sot po mbanë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR).
Kjo seancë është thirrur nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ndërsa është përkrahur me nënshkrime për thirre të seancës së jashtëzakonshme nga 30 deputetë të tjerë./INFOKUSI

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...






























