Lajme

Deputeti i VV-së: Në Universitete publike ligjërohet si në shkollë fillore

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 07 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Salih Salihu  në seancën e sotme ka thënë se për nivelin e dobët të arsimit në Kosovë është fajtore vet Qeveria pasi ndan vetëm 2-3% të buxhetit për këtë fushë, transmeton Infokusi.com

‘Nuk mund ta fajësoni shtetin e Serbisë për arsimin në Kosovë që nga pas lufta pasi ju investoni vetëm 2-3% të buxhetit me arsim ndërsa izraelitet investojnë 30% të buxhetit ndajnë për arsim. Prandaj izraelitët janë në krye të ndërmarrjeve më të mëdha bankare në botë ndërsa studentët tanë presin kohë të gjatë për një vizë për studim jashtë vendit’ , ka thënë Salihu

Ai ka folur edhe për Universitetet publike dhe private të cilat i ka quajtur ndërmarrje punësimi të cilat ofrojnë vetëm ligjërata të shkollës fillore e jo shkencë.

-Advertisement-

‘Universitet publike dhe ato private janë bë ndërmarrje punësimi, nuk ka cilësi, të gjithë përkujdesen për punësim në to pasi pagat janë të larta. Në UP nuk bëhen shkencë por ligjërata si në shkollë fillore’, ka shtuar Salihu.

Ndërsa rreth njohjes së kontributit të mësimdhënëseve gjatë viteve 90 ai ka thënë se ky ligj po shtyhet me qëllim pas 5 viteve pothuajse asnjë nga mësimdhënësit nuk do të jetë i gjallë

‘Ju po prisni që kontributin e mësimdhënëseve ta njihni pas 5 viteve, sepse pas 5 viteve asnjë nga mësimdhënësit e viteve të 90-ta nuk do të jetë i gjallë’, ka thënë deputeti i VV-së.

Kuvendi i Kosovës sot po mbanë seancë të jashtëzakonshme për  të diskutuar rreth përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR).

Kjo seancë është thirrur nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ndërsa është përkrahur me nënshkrime për thirre të seancës së jashtëzakonshme nga 30 deputetë të tjerë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera