Lajme

Deputeti i VV-së: Atë që Aida ia tha Albinit, ndoshta ia kam thënë unë Shpendit!

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 05 March 2018

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka thënë se situata në të cilën ndodhet kjo lëvizje është rezultat i pakënaqësisë së ndërtuar prej kohësh.

“Nuk jam pajtuar me mënyrën se si ka ndodhur incidenti i dhjetorit me Aidën. Aiden e çmoj shumë si njeri. Kam respekt shumë të madh, si aktiviste të denjë, si grua që përjetësieht ka luftuar për të drejtat e gruas, si njeri shumë inteligjent, e cila shumë ka kontribuuar për lëvizjen, e cila për një fjalë goje, u shkel dhe u harrua, u shkel gjithë kontributi i një personi brenda një nate”.

“Është e padrejtë dhe e papranueshme pavarësisht mllefit nuk mund të shkelet një njeri pavarësisht cfarë ka thënë. Ndoshta Aida ka pasur një arsye shumë të fortë ta thotë atë”, ka thënë Ismaili, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Sa i përket shprehjes së cilën e kishte përdorur deputetja Dërguti, ndaj kolegut të saj të partisë, Albin Kurti, Ismaili pohon se ka pasur raste kur edhe ky e ka përdorur ndaj fytyrave të rëndësishme në lëvizje.

“Albinit nuk ia kam thënë po ndoshta, Shpendit”.

Ismaili ka thënë se ka qenë e ditur se është një grup që mendon ndryshe brenda lëvizjes.

“Një njeri që i shkelet kontributi brenda natës nuk mund të rri aty rehat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera