Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 27 February 2024
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka porositur shtetin e Kosovës që të armatosen sa më shumë.
Kjo, pasi që sipas tij askush nuk e mbron Kosovën në rast nevoje.
“Këshilla ime është shumë e thjeshtë që Kosova të jetë e gatshme të mbrohet. Sepse askush në botë nuk do të të mbrojë përveç vetes. Ky është mësimi i nxjerrë nga ne në Ukrainë. Dhe vetëm nëse do të tregoni qëndrueshmëri siç e treguat kur luftuat për pavarësinë tuaj, atëherë aleatët e vendeve të tjera mund të vijnë për t’ju ndihmuar. Por para së gjithash, duhet të jeni gati. Këshilla ime për Serbinë është shumë e lehtë. Duhet ta trajtojë veten si Gjermania përpara bashkimit. Kur Gjermania ishte perandori, ishte një makth i vazhdueshëm për të gjithë fqinjët dhe për vetë gjermanët. Miliona gjermanë vdiqën për asgjë. Ky është realiteti. Dhe pasi Gjermania, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore përmes deimperializimit, u bë një vend normal pa asnjë ide imperialiste, atëherë Gjermania u bë një vendi mrekullueshëm, i begatë, i bukur, aq i respektuar në të gjithë botën”.
“E njëjta gjë me Rusinë dhe Serbinë. Nëse duan të bëhen vende normale, duhet të ndalojnë të bëhen perandori dhe të largohen nga kjo mënyrë e të menduarit. Kjo është këshilla ime për Serbinë dhe për të jetuar në paqe me fqinjët tuaj. Dhe në këtë rast, jam i sigurt se edhe Serbia ka të ardhme të ndritur. Në të kundërt do të këtë gjakderdhje të vazhdueshme”, thënë ai në një intervistë në A2 CNN.
Deputeti ukrainas tha se Rusia ka pasur gisht në sulmin e Banjskës shtatorin e kaluar në Kosovë.
“Jam i sigurt se Rusia ka marrë pjesë në përgatitjen e tij. Të paktën Rusia ka qenë e lumtur që ndodhi.”, tha ai.
Gonacherko beson se Ukraina pas luftës do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Mendoj, për fat të keq, se ukrainasit dhe kosovarët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ne kemi përjetuar gjenocid. Ne po luftojmë për pavarësinë tonë. Prandaj besoj vërtetë se Kosova e meriton njohjen. Prandaj unë e mbështes Kosovën dhe ne do ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt Këshillit të Europës dhe më pas në të ardhmen drejt Bashkimit Europian. Dhe po, unë sponsorizova projektligjin në parlamentin ukrainas për njohjen e Kosovës. Për momentin nuk është miratuar dhe nuk mendoj se do të miratohet gjatë luftës, por ndoshta gjatë këtij samiti në Shqipëri, kjo do të jetë diçka që do të diskutohet edhe me presidentin tonë”.
“Por duket se është një moment kur ukrainasit po jetojnë një situatë kur raketat u bien në kokë, është mjaft e vështirë për ta të kuptojnë se çfarë urgjence është që ta marrin këtë vendim. Por jam i sigurt se pas përfundimit të luftës, Ukraina do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe do të ndërtojë më shumë bashkëpunim me këtë vend”.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...