Deputeti ukrainas paralajmëron më shumë mizori nëse Perëndimi dështon të veprojë
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 04 April 2022
Deputeti ukrainas, Yelyzaveta Yasko ka paralajmëruar se skenat nga Bucha do të përsëriten në të gjithë Ukrainën nëse Perëndimi dështon të veprojë për të ndaluar presidentin rus, Vladimir Putin.
“Të shohësh këtë, të dish se çfarë po ndodh atje dhe të humbasësh shumë njerëz që tashmë i njihja në këtë luftë, është shkatërruese dhe diçka me të cilën nuk mund të përshtatesh, nuk mund ta pranosh, por në të njëjtën kohë çdo ditë ndodh”, tha ai, duke iu referuar imazheve të civilëve të vdekur në rrugë.
Ai u shpreh se viktimat po shtohen çdo ditë e më shumë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Yasko gjithashtu tha se nëse nuk veprohet me vendosmëri në botë, do të ketë mizori edhe më të madhe.
“Dhe nëse nuk veprojmë me shumë vendosmëri në botë, për t’i dhënë fund kësaj lufte, për të treguar më shumë forcë, për t’i dhënë më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës, unë do të vazhdoj ta shoh këtë po aq sa njerëzit e tjerë në Ukrainë, këto mizori dhe këto viktima, është shumë e dhimbshme dhe është e pabesueshme që diçka e tillë të ndodhë në shekullin e 21-të, me kaq shumë krime lufte”.
“Ne po e dimë gjithashtu se në Mariupol, mund të ketë vende të tjera që mund të jenë edhe më keq, sepse ka shumë njerëz atje dhe nuk ka qasje në atë qytet për momentin i rrethuar dhe sulmet ajrore janë atje gjatë gjithë kohës”, tha tutje ai.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...