Deputeti ukrainas: Jam i sigurt se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 12 October 2022
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko thotë se Kosova duhet të duhet të bashkohet në Këshillin e Europës dhe më pas në Bashkimin Europian.
Në një intervistë për Euronews, ai u shpreh se lobimi që po bën për Kosovën lidhet me faktin se sipas tij Kosova dhe Ukraina janë dy popuj me gjëra të përbashkëta në histori, përfshirë përballjen me gjeocidin, përkatësisht atë serb dhe rus.
Sipas tij, Ukraina ka ndryshuar qasje lidhur me Kosovën dhe nuk do të jetë e largët dita kur ta njohë si shtet i pavarur.
“Mund të them se që tani në Ukrainë kemi ndryshuar qasje sa i përket çështjes së Kosovës si parlamentarë. Nga bisedimet private që kam pasur shumë kolege të mi mbështesin si ide. Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk është gati ta ndërmarrë këtë hap, por jam i sigurt se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo do kërkojë kohën e vet, unë do vazhdoj të bindë ukrainasit ta marrin këtë hap”, tha deputeti ukrainas.
Të tjera
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...