Lajme

Deputeti shqiptar i partisë së Zaevit: Ky ishte skenari i huliganëve maqedonas (Foto+Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 28 April 2017

Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri ishte i pranishëm mbrëmë në tmerrin që ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë. Në një prononcim për “Indeksonline”, përfaqësuesi i partisë së Zoran Zaevit, ka shpjeguar situatën e djeshme ku mbetën të lënduar një numër i madh i deputetëve, pas sulmit  të disa huliganëve maqedonas.

Kjo ngjarje, sipas Zekirit, ishte e inskenuar dhe urdhëruar nga krerët e VMRO-së Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Mitko Cavkov. Ai thotë se forcat e rendit lejuan ‘horrat’ e maskuara të VMRO-se pa problem e futën në ndërtesën e parlamentit dhe të sulmojnë deputetët  e shumicës parlamentare.

“Qëllimi i tyre ishte të ketë viktima. Fal Zotit deputetët shpëtuan edhe pse një pjesë e madhe me lëndime serioze. Në mesin e turmës të tërbuar kishte pjesëtar të policisë me maska në kokë dhe kriminel të njohur si dhe ish dhe funksionar të njohur të partisë së Gruevskit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më tej, deputeti i LSDM-së thotë se kjo që ndodhi është demaskimi i plotë i partisë shoviniste në Maqedoni VMRO DPMNE.

“Situata sot është e qetë dhe shpresojmë se organet kompetente do ti ndërmarrin masat e duhura për të arrestuar dhe nxjerrur para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e dhunës së mbrëmshme në Parlament”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera