Lajme

Deputeti shqiptar në Serbi kërkon ndërtimin e një memoriali në vendin ku u gjetën varreza masive të shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 01 December 2020

Është kërkuar që të ndërtohet një qendër Memoriale në Batajnicë të Serbisë në vendin ku u gjend një nga varrezat masive të shqiptareve.

Këtë kërkesë përmes një peticioni e ka bërë deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, shkruan Gazeta infokus.

“Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kamberi poashtu ka bërë të ditur se hapësira ku janë varrezat masivë është në shfrytëzim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/

Peticionin mund ta firmosni në këtë vegëz: https://ëëë.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera