Lajme

Deputeti serb kërcënon Vuçiqin me vdekje nëse bën paqe me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 28 June 2018

Deputeti serb, Sllavisha Ristiq i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në të cilën kërcënon atë se në rast të ndonjë përpjekje për të arritur paqe të nënshkruaje marrëveshje me Kosovën, do të përfundojë i vrarë si ish-kryeministri Zoran Gjingjiq.

Ristiq në letrën e tij ka shkruar se serbët në historinë e marrëdhënieve serbo-ruse, gjithmonë i janë ankuar sundimtarëve rus për shumë armiq të serbëve, duke shtuar se ata tani për herë të parë këtë duhet ta bëjnë për shkak të pushtetarëve serb.

 

-Advertisement-

 

Ai ka shtuar poashtu se Vuçiq po përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirës me Prishtinën dhe ka paralajmëruar atë për fatin tragjik të kryeministrit të ndjerë të Serbisë, Gjingjiq, që sipas tij i njëjti fat mund ta gjejë është atë.

“Gati të gjitha mediet të cilat e përkrahin regjimin në Serbi e theksojnë dashurinë e Aleksandar Vuçiqit ndaj Rusisë”, thotë Ristiq në letrën dërguar Putinit, të cilën e kanë transmetuar disa portale serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera