Deputeti Selmanaj: Rrahim Hashimi nuk u prezantua asnjëherë si i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit
Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 23 January 2020
Në gjykimin ndaj të akuzuarve për mashtrim, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, ka dhënë dëshminë e tij, ish-kryetari i Deçanit dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj.
Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Selmanaj ka qenë i ftuar për të dëshmuar në këtë rast, ku përveç Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit, i akuzuar është edhe Ekrem Lika mirëpo i njëjti gjendet në arrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari Selmanaj, ka deklaruar se me kërkesë të të akuzuarit Hashimi, e ka aranzhuar takimin në hotel “Dukagjini” në Pejë, mes të dëmtuarit Dalladaku, Ekrem Llukës dhe të akuzuarit Hashimi.
Në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Hashimi, avokatit Asdren Saramati, nëse është prezantuar ndonjëherë i akuzuari Hashimi, si i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halilit, Selmanaj ka thënë se nuk është prezantuar asnjëherë në një formë të tillë.
Ai ka thënë se të dëmtuarin Dalladakut nuk e ka njohur më parë, përveç gjatë atij takimi.
Selmanaj ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se çka është biseduar gjatë takimit, veçse ka thënë se është biseduar për një objekt të biznesmenit të njohur Lluka.
“Kur më ka kërku takimin Rrahimi, më ka thënë se behet fjalë për një objekt të Ekrem Llukës që edhe sot nuk e di saktë çka është ai objekt, sepse nuk më ka interesu”, ka deklaruar Selmanaj.
Ai ka thënë se pasi është një person publik mundohet të iu dalë në ndihmë personave, pasi sipas tij, ka raste kur plot qytetarë kërkojnë ndihmë dhe se siç ka thënë ai, atyre mundet t’u ndihmojë.
Sa i përket të akuzuarave Rexhepi dhe Lika, ai ka thënë se nuk i njeh dhe se nuk ka pasur rast t’i takonte.
Gjatë kësaj seance, dëshminë e tij e ka dhënë edhe Muharrem Hajdaraj, i cili ka deklaruar se të akuzuarit Hashimi, Rexhepi dhe Lika, kanë shkuar në zyre të dëmtuarit, ngase kishte pasur raste kur kanë shkuar edhe çdo ditë.
Muharremaj ka deklaruar se Rexhepi ka thënë se të akuzuarit Hashimi dhe Lika janë njerëz të afërm të Kadri Veselit, se njëri është dhëndër i tij, ndërsa tjetri është bashkëpunëtor i tij dhe se merret me punët e SHIK-ut.
“Fillimisht në zyrat tona ka filluar me ardh Kadri Rexhepi dhe i njëjti na ka thanë se janë dy persona, njëri se është dhëndër i Kadri Veselit dhe bashkëpunëtori që i enë të gjitha punët e SHIK-ut dhe si dhëndër të Kadri Veselit e ka prezantuar Ekrem Likën, ndërsa si bashkëpunëtor të tij dhe udhëheqës të tij e ka prezantuar Rrahim Hashimin”, ka deklaruar Muharremaj.
Në dëshminë e tij, ai ka thënë se Rrahim Hashimi është prezantuar si bartës i 20% të aksioneve të Qendrës Kardiake të Kosovës (QKK).
Ndryshe, gjatë ditës në këtë seancë dëshminë e tij e kanë dhënë edhe dëshmitari Xhafer Maliqi.
Më pas, gjykatësja e rastit Medie Bytyqi, e ka ndërprerë shqyrtimin gjyqësor pas përfundimit të orarit të punës.
Seancën e radhës e ka caktuar më 30 janar 2020, në ora 09:00, ku do të vazhdojë me dhënien e dëshmisë dëshmitari Muharremaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 21 mars 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, në bashkëkryerje, nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sipas prokurorisë, në periudhën kohore prej 30 dhjetor 2011, deri më 24 korrik 2012, në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit Faton Dalladaku, e cila gjendet në rrugën “Perandori Justinian”, në lagjen “Pejton”, të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, së bashku me të pandehurin tjetër Ekrem Lika, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, e kanë vënë në lajthim të dëmtuarin Faton Dalladaku.
Gjithnjë sipas prokurorisë, ata përmes të akuzuarit Kadri Rexhepi, prezantohen rrejshëm para të dëmtuarit dhe atë i akuzuari Rrahim Hashimi, si i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, ndërsa i akuzuari Ekrem Lika si dhëndër i Kadri Veselit, ashtu që të tre së bashku kinse me qëllim të ndërmjetësimit për blerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës SH.P.K në Prishtinë.
Prokuroria pretendon se ky ndërmjetësim pretendohej të realizohej kinse mes personit të quajtur Ekrem Lluka si shitës dhe Faton Dalladaku si blerës, ashtu që e nxisin të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i prezantuar draft-kontrata sipas të cilave arrijnë ta bindin se i akuzuari Rrahim Hashimi, është pronar i Qendrës Kardiake të Kosovës, me 20 për qind të aksioneve, ndërsa Ekrem Lluka me 80 për qind, me ç’rast arrijnë të marrin nga i dëmtuari Dalladaku shumën e përgjithshme të të hollave prej 290 mijë e 810 euro, për të cilën shumë edhe i shkaktojnë dëm material.
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” në bashkëkryerje, nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...