Lajme

Deputeti Selimi: Vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 06 September 2018

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka vlerësuar se në situatën në të cilën ndodhet tani Kuvendi i Kosovës, vetëm zgjedhjet janë zgjidhje.

“Në këtë situatë, sikur që u manifestua dje dhe sot në Kuvendin e Kosovës, kur pushteti nuk ka numra as për zhvillimin e një seance dhe kur mazhoranca e lufton opozitën me mosprezencë në Kuvend, atëherë vetëm ZGJEDHJET janë ZGJIDHJE”, ka shkruar Selimi në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera