Lajme

Deputeti rus kërcënon haptas Kosovën: E di se çfarë ka bërë Thaçi, NATO mori një pozicion proshqiptar (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 08 June 2017

Përfaqësuesi i Komitetit për mbrojtje të Dumës ruse, Viktor Zavarzin, duke folur në Kuvendin e Serbisë për çështjen e Kosovës, për mediat serbe ka rikujtuar intervenimin e NATO-s më 1999 dhe bisedimet që Rusia atëbotë i kishte zhvilluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne rusët do ta mbrojmë Kosovën, por po e presim miratimin tuaj. Ne, në të gjitha fushat e mohojmë Kosovën e pavarur. Ekziston rezoluta 1244. Vetëm ju mobilizohuni, e ne do t’ju përkrahim”, ka porositur Zavarzin.

Ai kishte thënë se NATO-ja do t’i godiste objektet civile, duke shtuar se pas fillimit të “agresionit” ka parë vetëm bombardim të objekteve civile, të trenave më udhëtarë, fabrikave dhe aeroportit të Sllatinës në Prishtinë.

-Advertisement-

Deputeti rus rikujtoi se si serbët e Kosovës i kishin pritur ushtarët rusë.

“Rusia, e cila në atë kohë nuk ka qenë shumë e fortë, ka bërë gjithçka që ka mundur”, ka shtuar Zavarzin.

Ai tha se fushata ajrore e NATO-s ka qenë agresion.

“Do të vijë koha kur edhe NATO do të japë përgjegjësi. Veçanërisht për faktin se nuk ka pasur miratim të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast është shkelur e drejta ndërkombëtare. Si rrjedhojë, e patëm skenarin e revolucionit me ngjyra”, u shpreh Zavarzin.

Ai ka shtuar se Moska zyrtare kurrë nuk e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës.

“E njoh Thaçin dhe e di se çfarë ka bërë ai. KFOR-i ka marrë një pozicion të njëanshëm pro-shqiptar. Tregti me armë, narkotikë – gjithçka ka pasur, NATO ka mbyllur sytë”, deklaroi Zavarzin.

Duke kujtuar vitet e nëntëdhjeta, Zavarzin tha se serbët duhet të jenë krenarë më ushtarët e tyre të asaj kohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera