Lajme

Deputeti që sot ia bëri kuorumin Vjosa Osmanit, para pak ditësh e kishte dërguar Qeverinë Kurti 2 në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 04 April 2021

Deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha po merr pjesë në seancën e Kuvendit ku po votohet për presidentit e vendit duke e siguruar kështu votën e 80 që e bën të suksesshëm raundin e parë të votimit. Kjo pasi Hoxha arriti marrëveshje me kryeministrin Kurti që Partia e Bashkuar Gorane të ketë edhe një zëvendësministër. Kjo marrëveshje u arrit sot në një takim që Hoxha zhvilloi sot me Kurtin të cilin e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese para pak ditësh.

Adem Hoxha nga Partia e Bashkuar Gorane ia ka bërë kuorumin Vjosa Osmanit në seancën e sotme ku po votohet për të parin e shtetit.

Pas një “pazari” me kryeministrin Kurti, Hoxha u bind që të marrë pjesë në seancën dhe të votojë për zgjedhjen e Presidentit.

-Advertisement-

“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, ka thënë Hoxha shkurt për Reporteri.net..

Por partia e tij së bashku me Listë Serbe e kishte dërguar Qeverinë Kurti 2 në Gjykatë Kushtetuese pak ditë më parë, lidhur me numrin e ministrive.

Lista Serbe ankesën e kishte bërë në emër të dhjetë deputetëve serbë të listës së saj dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane.

Sipas tyre, në bazë të nurmave të deputetëve u takojnë dy ministri.

“Sot, Lista Serbe paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane me qëllim që të mbrojë interesat e popullit Serb. Ankesa e kundërshton vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë, 22 Mars 2021, ku vetëm një ministri iu dha popullit Serb për ta menaxhuar, megjithëse sipas Kushtetutës, ishte e obliguar për t’i dhënë dy”, thuhej në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera