Lajme

Deputeti i PS kërcënon LSI-në: Jam polic e ju rras në burg!

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 28 June 2017

Gara e Lezhës ka qenë mjaft e ashpër dhe kjo vërehet edhe në qendrimet e deputetëve apo kandidatëve për deputetë atje. Në një reagim në Facebook, deputeti Pjerin Ndreu ka kërcënuar hapur strukturën e LSI-së në Lezhë duke thënë se e di që kanë blerë vota dhe për këtë mund edhe të përballen me ligjin.

“Mos u ngrefosni me parate e Like floririt e me eskorten ne dispozicion duke shpernda leke se me keni zgju instiktet e policit qe te siguroj deshmi se si i keni blere njerezit, kush i ka blere dhe tu coj ndonje xhiro nga burgu Shenkollit e tu heq dhe ate mandat te ndotur qe moret”., – shkruan ai në Facebook.

Statusi i plotë:

-Advertisement-

Per ca LSI-sta te ekzaltuar te Lezhes, meqe keni marre nje medalje deputeti dhe nuk leni vend pa e permend ate punen e NATO, po ju bej me dije :

1-Ju thate se do jeni force e pare dhe se do nxirrnit PS me nje deputet.

2-Thate qe do merrnit 2 deputet, por mezi moret nje. Kerkojini leket se keni pagu per tre. Perfaqesuesit tuaj ne numerim po ziheshin se nuk dilnin hesapet e flisnin hapur per pagesa marramendase.

3-Thate se do keni kryeministrin por moret ate qe korret, opoziten e perhershme. Mos u ngrefosni me parate e Like floririt e me eskorten ne dispozicion duke shpernda leke se me keni zgju instiktet e policit qe te siguroj deshmi se si i keni blere njerezit, kush i ka blere dhe tu coj ndonje xhiro nga burgu Shenkollit e tu heq dhe ate mandat te ndotur qe moret. Ju e dini se kur them e bej…! Beni qejf ne opozite se vone e keq do e shifni pushtetin me sy. Shifemi nga Lezha…!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera