Deputeti i PDK-së: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacion

Autori: Gazeta inFokus
08:02 | 02 May 2017
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Muja, i ka hedhur poshtë pretendimet e Qeverisë se i ka votat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për këtë çështje, duke theksuar se pretendimet e tilla janë mashtrime.
“Koalicioni nuk i ka votat për këtë çështje. Pretendimet e Qeverisë se i ka votat për demarkacion janë vetëm mashtrime. Aq më keq që këta edhe miqtë tanë ndërkombëtarë po i vënë në pozita të këqija, duke i shtyrë ata të thonë se demarkacioni duhet të votohet. Mirëpo, ne u themi miqve ndërkombëtarë, se do të votojmë kundër këtij varianti të demarkacionit, sepse vetëm në këtë mënyrë zgjidhet problemi”, ka thënë Muja.
Muja ka treguar se versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi nuk do ta përkrahin as deputetët e PDK-së që deri më tani kanë hezituar ta deklarojnë votën e tyre rreth kësaj çështje.
“Versioni që pritet të vijë në Kuvendin e Kosovës dihet publikisht që as deputetët e PDK-së të cilët edhe nuk duan të përgjigjen për këtë çështje nuk do ta përkrahin. Konventa (e PDK-së) është përgjigjur për të gjithë deputetët e PDK-së.
Pra, duhet të ketë konsensus nacional për këtë çështje. Nëse nuk arrihet ky konsensus, atëherë ne duhet ta rrëzojmë me konsensus këtë variant të demarkacionit”, ka thënë deputeti Muja.
Ai pret që kjo Qeveri të bjerë shumë shpejt dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në të cilat, sipas tij, PDK-ja pa problem do të dalë forca e parë politike.
“Natyrisht se Qeveria duhet të bjerë. Mendoj se kjo Qeveri duhet të bjerë edhe për qëllime të tjera. Ka maskime shumë të mëdha në zhvillimin ekonomik. Pra, nuk janë të vërteta ato që i deklaron Qeveria në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Muja.

Të tjera
-
Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligje...
-
Kurti: Jam më i brengosuri për tri ligjet që opozita i dërgoi në Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Kurti: Dy vitet e para të qeverisë së tanishme janë të pakrahasueshme me më herët
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Shoferi i BMW-së që u ndalua sot i ka 225 gjoba – i sekuestrohet vetura
Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me l...
-
Përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro, i shiti tek një person tjetër – arrestohet 41-vjeçari
Një person është arrestuar gjatë së enjtes nga policia. 41-vjeçari V.V, dy...
-
Gërvalla në Samitin për Demokraci e përmend vrasjen e babait të saj: Ish-agjenti që e bëri krenohet me këtë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në panelin “Media and Freedom”...
-
Pas cakërrimit të gotave, Haradinaj u kthehet kritikave: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së,...
-
“BKT Kosova fiton çmimet kryesore nga Euromoney dhe Global Finance”
Prishtinë, Kosovë - BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjio...
-
Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes së Ohrit tashmë ka filluar të zbatohet
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se marrëveshja ...
-
Berisha: Më vjen keq nëse rrëzohet presidentja nga Kushtetuesja, s’e kishim synim një gjë të tillë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i ftuar në emisionin FRONT...
-
Kurti: Kemi nevojë për një vaksinë kundër viruseve të lajmeve të rreme
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare t...
-
Kurti e kundërshtoi butë Gjykatën – ligji për KPK-në ishte i mirë, Ministrja do ta rishkruaj
Ndryshe prej Ministres Albulena Haxhiu, Kryeministri Kurti u tregua i përmbaj...