Lajme

Deputeti i PDK-së kërkon të shpallet gjendje emergjente

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 26 January 2018

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka kërkuar nga institucionet që të shpallet gjendje emergjente për shkak të përhapjes së gripit në vendin tonë.

“Në bazë të disa informatave që kam nga qytetarët, veç në Prizren janë lajmëruar mbi 600 fëmijë brenda 24 ore me grip në institucionet shëndetësore (pa përfshi edhe ordinancat private). Duke mos paragjykuar se sa raste janë në Kosovë, dhe duke qene i shqetësuar rreth epidemisë së fundit që është përhapur shumë në Kosovë, ftoj Ministrin e Shëndetësisë dhe Ministrin e Arsimit të takohen dhe të shqyrtojnë mundësinë e shpalljes së gjendjes emergjente, gjithashtu të marrin masa urgjente për parandalimin e mëtutjeshëm të këtij gripi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera