Lajme

“Deputeti më shurdhues”, Tahiri për Kurtin: Kryeministri e ka një zor

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 10 October 2022

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së së fundmi ka pasur replika të shpeshta me Kryeministrin Albin Kurti në Kuvend, ku ky i fundit e quajti “deputet shurdhues”.

Tahiri për emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se Kryeministri e ka një zor të madh.

Pas përplasjeve në Kuvend, Abelard Tahiri i PDK-së vazhdon të thotë se Kurti “ka një zor”, që dëshiron që krimet e luftës të hetohen deri më 31 dhjetor të vitit 1999.

-Advertisement-

“Në këtë rast, Kryeministri Kurti e ka një problem të madh. Nuk e di cili është zori i tij që krimet e luftes t’i hetojë deri më 31 dhjetor 1999. Lufta ka përfunduar më 12 qershor”, ka thënë sot Tahiri.

Ndërsa Kurti e thërret atë deputeti “me shurdhues”, Tahiri thotë se “ne jemi të qetë” dhe se “kryeministri po zhurmon”.

“Në mungesë të fakteve, ai vazhdimisht zhurmon, vazhdimisht sulmon. Ne jemi të qetë, duam ta dimë pse dëshiron të hetojë deri në dhjetor 1999. Luftë ka pasur deri më 20 qershor”, tha deputeti i PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera