Lajme

Deputeti i LDK-së thotë se nëse Labinot Tahiri, e voton koalicionin PAN do të tregohej hipokrit!

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 07 August 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Peci, ka thënë se nëse deputeti i koalicionit LAA, Labinot Tahiri, e voton koalicionin PAN, atëherë do të ishte hipokrit, njofton Klan Kosova.

Ai mendon se nëse para zgjedhjeve dikush do ta konsideronte Ramush Haradinajn si kandidat për kryeminsitër atëherë është dashur që atëherë ta kishte votuar dhe jo tani.

Megjithatë për Tahirin ai tha se ka qenë konsistent, dhe pavarësisht deklaratave të tij, ai ka bërë të ditur se do të veprojë në përputhje me koalicionin LAA.

-Advertisement-

Ndërkaq, për koalicionin PAN, ai ka thënë se po sillen në mënyrë qesharake dhe qyqare.

“Sjelljet e PDK-së dhe koalicionit PAN janë si të një grupi të humoristëve dhe shoqatë e cirkuzantëve”.

“E rëndësishme është që të potencohet që qëndrimet e koalicionit PAN janë të habitshme dhe sjelljet e tyre janë qyqare që nuk përkojnë me praktikat parlamentare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera