Lajme

Deputeti i LDK-së për Specialen: SHBA-të s’e kanë nxitur asnjëherë Kosovën gabimisht

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 05 January 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu ka mbështetur kërkesën e SHBA-ve drejtuar liderëve të vendit që të heqin dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Rakaliu ka thënë se Gjykata Speciale, është verifikim juridik i disa dyshimeve që Kosova s’mund dhe s’duhet t’i mbajë mbi shpinë në të ardhmen e saj.

“E ardhmja euroatlantike e vendit, në këtë rrjedhë edhe lëvizja e lirë e qytetarëve tanë, kushtëzohet shumë nga procesi i zbardhjes së çdo dyshimi për krime të çfarëdollojshme në periudha të ndryshme. Përpjekjet dhe sakrificat e shumta të qytetarëve tanë, i ka mbështetur bota e civilizuar dhe ato përpjekje askush s’mund t’i kriminalizojë, pavarësisht gabimeve që njerëz apo grupe njerëzish kanë mundur t’i bëjnë”, ka thënë Rekaliu.

-Advertisement-

Sipas tij, sot kundërvënia e papranueshme ndaj politikave të miqve tanë për rivendosje të standardeve juridike të mirëfillta në vendin tonë, ata që po provojnë, këtë po e bëjnë duke abuzuar me historinë e ndritshme të Kosovës tonë, në fund shekullin e kaluar.

“Miqtë tanë, në krye me SHBA’në, nuk e kanë nxitur asnjëherë Kosovën në vendime të gabuara. Miqësinë tonë të përhershme me SHBA’të, Populli i Kosovës nuk e prish për asgjë dhe për askënd”, ka shtuar Rekaliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera