Lajme

Deputeti i LDK-së: Momenti i fundit, Demarkacioni kalon!

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 29 April 2017

Qeveria e Kosovës pritet që ta procedojë javën e ardhshme për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ndonëse subjkektet opozitare kanë shprehur qëndrim kundër kësaj cështje, janë edhe disa deputetë të partisë së Isa Mustafës të cilët i kanë thënë “JO” këtij verzioni.

Megjithatë, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi thotë se çështja e Demarkacionit është shtetërore e jo partiake dhe se i njëjti do të kalojë.

“Nëse veq kanë marrë vendim se është moment i fundit me ardh në parlament çështja e Demarkacionit, nuk kanë alternative tjetër apo zgjidhje të reja, është momenti i fundit për të gjitha partitë politike që kjo të kalojë. Besojë se të gjithë kanë me pas nivelin dhe ka me kalu kjo pik. Kontributi im ka me qenë në këtë drejtim”, ka thënë Rexhepi për Indeksonline.

-Advertisement-

Ndryshe, kujtojmë se Procedimin sa më të shpejtë të demarkacionit në Kuvend e ka kërkuar së fundi edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera