Lajme

Deputeti i LDK-së ironizon me Qeverinë Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 01 August 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ironizuar me Qeverinë Haradinaj, për shkak të numrit të madh të zv.ministrave.

Sipas tij, qeveria e Kosovës ka më shumë zëvendësministra se qeveritë e Gjermanisë, Francës, Anglisë e Italisë bashkë./InFokus

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Nga raporti i 3 zëvendësministrave:
– Në cilësinë e zv/ministrit kam dërguar një email.
– Në cilësinë e zv/ministrit kam vizituar një restaurant.
– Në cilësinë e zv/ministrit kam takuar ministrin.
Qeveria e ‘punëve të mëdha’. 100 zëvendësministra. Më shumë se qeveritë e Gjermanisë, Francës, Anglisë e Italisë bashkë. 3 milionë euro shpenzime në vjet. Të padijshëm dhe të rrezikshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera