Lajme

Deputeti i LDK-së: Haradinaj të largohet nga Qeveria, shpëton shteti pa të

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 13 March 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se largimi nga qeveria i kryeministrit, Ramush Haradinaj, do të ndalte shumë dhimbje. Sipas tij, Kosova po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të marra nga Haradinaj.

Në një status të publikuar në Facebook, Avdyli thotë se me largimin e kryeministrit do të ndaleshin edhe shpenzimet, dhimbjet e ndërkombetarëve etj, transmeton Gazeta Express.

Statusi i tij i plotë në FB:

-Advertisement-

Meqënëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje . Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, sherbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqëve ndërkombetar, por edhe bugjeti shtetit shpeton nga shpenzimet per trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera