Lajme

Deputeti Krasniqi për Sali Zyben: Ty as lepuri nuk të tutet

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 14 July 2020

Ka vazhduar debati i ashpër në mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe janë përplasur deputeti i VV’së Sali Zyba dhe Memli Krasniqi.

Përderisa në Kuvendin e Kosovës po diskutohej menaxhimi i pandemisë, ka pasur replika e kundër replika kryesisht në mes të deputetëve të VV’së dhe PDK’së.

Deputeti i VV’së, Sali Zyba përderisa ishte duke folur rreth situatës shëndetësore në vend ka i është drejtuar, Bekim Haxhiut, me emrin ‘Kamish’, duke i thënë se nuk e keni idenë se çfarë është infrastruktura e shëndetësisë.

-Advertisement-

Ndërsa i menjëhershme ka qenë reagimi i deputeti të PDK’së, Memli Krasniqi, i cili i ka thënë Zybes se ty nuk ta ka frikën as lepuri.

“Sali Zyba, ty as lepri nuk të tutet”, i ka thënë Krasniqi, deputeti të VV’së.

Ndërsa duhet theksuar se ka përfunduar seanca rreth menaxhimit të pandemisë që kishte filluar dje në orën 16:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera