Lajme

Deputeti kosovar reagon pas arrestimit të Burdushit

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 16 November 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-së, Milaim Zeka ka reaguar pas arrestimit të të ashtuquajturit pjek popullor, Burdushit.

Zeka përmes një postimi në facebook ka shkruar se Burdushi nuk mund të dënohet pa u dënuar shteti, shkruan Gazeta inFokus.

“Shteti i ndërtuar sipas platformës te Burdushit. Nuk mundet mu dënu Burdushi pa u denu shteti, pa u dënu prokuroria, pa u dënua njësiti për krime ekonomike, panda u dënu mediet qe i kane kriju hapësire në shkëmbim te pagesave shume te majme…”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai madje ka shkruar se për këtë ka dëshmi edhe Burdushi.

Ndryshe mesditën e së premtes i ashtuquajturi mjek popullor, Burdushi është arrestuar nën dyshimin për shmangie nga tatimi i shtetit dhe mashtrim i njerëzve ndërsa pas arrestimit ai po hetohet edhe për dy vepra të tjera, armëmbajtje pa leje dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore /Gazeta inFokus

Lexo edhe: Arrestohet Burdushi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera