Lajme

Deputeti i VV’së thotë se opozita po bën huqje të madhe: Po dëshirojnë të barazojnë punën e Kurtit me të bëmat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 28 March 2023

Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth kritikave të dy partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së, për dakordimin e marrëveshjes së Ohrit.

Batusha thotë kur kritikat kanë qëllim forcimin e Kosovës karshi Serbisë, atëherë ato janë të mirëseardhura.

Por, sipas Batushës dy debatet e fundit në Kuvendin e Kosovës nuk shërbenin për asgjë dhe nuk ishin të mirëfillta.“Kritikat janë të mirëseardhura përderisa janë të bazuara dhe kanë qëllim forcimin e pozicionit e Kosovës karshi Serbisë.

-Advertisement-

Gjithsesi, dy debatet e zhvilluara së fundmi në Kuvend janë largë debateve të mirëfillta dhe nuk i shërbejnë forcimit të pozicionit negociues të Kosovës”, tha Batusha.

“Përderisa kryeministri e ka gadishmërinë të përgjigjet sa herë që ftohet në Kuvend, opozita nuk po i shfrytëzonë këto mundësi, po i shpërdoron me debate shterpe dhe aspak të dobishme”, shtoi Batusha.Batusha ka kritikuar opozitën për marrëveshjet e më herëshme që sipas tij ishin të dëmshme dhe me veprimet e fundit po tentojnë të arsyetojnë vetën.

“Përderisa kryeministri e ka gadishmërinë të përgjigjet sa herë që ftohet në Kuvend, opozita nuk po i shfrytëzonë këto mundësi, po i shpërdoron me debate shterpe dhe aspak të dobishme. Më shumë duket sikur tentojnë të arsyetojnë veten për marrëveshjet e dobëta të mëhershme, apo dëshirojnë të barazojnë punën e qeverisë Kurti me të bëmat e tyre. Kjo është huqje e madhe”, tha Batusha për GazetaBlic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera