Lajme

Deputeti i VV’së provon t’i bie në sy ministrit Di Maio, vishet me ngjyrat e flamurit italian

Autori: L Abazi 20:27 | 22 June 2021

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, ka mbajtur sot një fjalim në Kuvend pas vizitës zyrtare në Kosovë.

Dikush nga deputetët u sigurua që ti uroj mirëseardhje kryediplomatit italian në një mënyrë të rrallë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha  ishte veshur me tri ngjyrat e flamurit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Këmishë të bardh, pantallona të gjelbër dhe kravatë të kuqe ishte kombinimi i Bashës.

Fillimisht kryediplomati italian, Luigi Di Maio ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla. /Gazeta inFokus/

Të tjera