Lajme

Deputeti i VV’së për Kica-Xhelilin: Bëri tradhti elektorale

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 15 September 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur për largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga grupi parlamentar i VV’së.

Rexhaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kica-Xhelili ka bërë një tradhti elektorale.

Sipas tij, ajo është e vendosur lartë në listën e VV’së, dhe para se ta marrë këtë vendim Kica -Xhelili është dashur ta mendojë këtë gjë.

-Advertisement-

“Unë mendoj që është e pandershme të dalësh në listën e VV-së, me sa kujtoj Doarsa ka qenë e renditur mirë në listë. Jam anëtar i kryesisë dhe në atë kohë Presidentja e Kosovës që pat lidhur koalicion me ne, pati kërkuar që Doarsa të renditet diku nga fillimi në listë. Besoni apo jo një emër i panjohur dhe i vendosur lartë në listë, ku cdo i dyti deputetë ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, para se të largohet është dashur ta mendoj këtë gjë. Kjo është tradhti elektorale”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera