Lajme

Deputeti i VV’së ia lë fajin Haki Rugovës për shkarkimin e Rashit Qalajt

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 16 October 2020

Rashit Qalaj sot është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

E fajin për lirimin e Qalajt nga kjo pozitë, sipas deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcit, e ka i pari i Istogut, Haki Rugova.

“Haki Rugova e shkarkoj drejtorin e policisë”, ka shkruar Bajqinovci.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit Hoti ku u tha se Qalaj u shkarkua për shkak të performancës së dobët.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.

“Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera