Deputeti i VV’së i sulmon mediat e Kosovës, i quan “kazanë”, e bën një huqje me gazetën prestigjioze “The Economist”
Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 29 August 2023
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës britanike “The Economist”, e cila ka në fokus kompanitë kosovare – “pionierët kosovarë të biznesit që po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të tyre”.
“Në vend që thjesht të përballen me vështirësitë, kosovarët kanë demonstruar një aftësi të çuditshme për ta kthyer atë në avantazhin e tyre. Duke shfrytëzuar frymën e tyre sipërmarrëse dhe vendosmërinë për të pasur sukses, ky shtet ka qenë në gjendje të krijojë një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritshme, e cila vlerëson kreativitetin dhe inovacionin si çelësat për të zhbllokuar potencialin e tij të plotë”, shkruan tutje kjo gazetë.
Për këtë, Abrashi thotë se “The Economist” e ka shpërndarë të vërtetën e Kosovës për rritje ekonomike, derisa ka ofenduar mediat e Kosovës.
“Revista prestigjioze britanike “The Economist” e paska thënë. E vërteta e Kosovës po përhapet nëpër tabloide ndërkombëtare si sukses. Në anën tjetër, këtë lajm me siguri nuk do ta lexoni në shumë kazane të Kosovës”.
Megjithatë, Abrashi ia ka huqur duke e quajtur “The Economist” tabloid (media që merren me gazetari sensacionale), që në fakt është e kundërta e kësaj.
Gazeta prestigjioze shkruan se pavarësisht sfidave me të cilat u përball Kosova gjatë fillimit të saj në vitin 2008, ajo është shfaqur si një ekonomi elastike dhe e lulëzuar.
“Me përjashtim të vitit 2020 të goditur nga pandemia, Kosova ka përjetuar rritje të pandërprerë ekonomike, duke tejkaluar shumë nga fqinjët e saj ballkanikë”, thuhet në artikull.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...