Lajme

Deputeti i VV-së: Vizat i finalizoi Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 18 April 2023

Deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Agon Batusha në “Politiko” ka folur rreth vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Batusha ka thënë se meritën kryesore të tërë këtij procesi e ka Qeveria aktuale, duke shtuar se edhe qeveritë e kaluara por edhe qytetarët kanë meritat e tyre.

“Pikë së pari janë qytetarët e Kosovës sepse pa ata nuk mund të arrijmë asgjë, sepse zbatimi i kritereve, normave, kushteve, ligjeve që i kemi pasur nga BE-ja janë të gjitha të zbatuar dhe aty kanë kontribuuar qytetarët. Por, natyrisht nuk mund të ia mohojmë, që edhe kjo Qeveri, Kuvend e legjislaturë ka meritat e saj. Duke pasur parasysh edhe kriteret e tjera që janë zbatuar nga qeveritë e kaluara, por zhbllokimin final dhe arritjen e rezultatit final natyrisht që e ka arritur kjo Qeveri. Madje këtë e tha edhe ambasadori francez.”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sot pas 12 viteve pritje e ngecje, në Parlamentin Evropian u votua liberalizimi i vizave për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera