Deputeti i VV-së: Veriu u shtensionua pas arrestimit të grupeve kriminale, tërheqja e policisë e nevojshme
Autori: Gazeta inFokus
07:57 | 19 Korrik 2023
Qeveria e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, u pajtua të marrë hapa për shtensionimin e situatën në Veri.
Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi thotë se situata atje ishte veçse e qetë pas kapjes së grupeve kriminale.
“Shtensionimi ka ndodh pas arrestimeve të grupeve kriminale serbe atje. Shtensionimi është parë prej 29 qershorit kur ishte mbledhja e tyre në Graçanicë”.
Ai e pa si të arsyeshme shkurtimin për 25 % të pranisë policisë nga atje.
“Janë parë vetëm disa individë që paguhen nga strukturat paralele siç ishte marrja pjesë në protestën në Beograd, ku ka pasë pamje filmike, duke u shpërndarë para. Edhe tërheqja e një pjese të caktuar te policisë tek ajo pjesë ka qenë e nevojshme për arsye se nuk ka trazira në veri”.
Halil Thaçi: VV pati të drejtë kur gjuante me ve, nuk barazohen ato situata me grushtat e PDK-së për një bisedë
Debati parlamentar i së enjtes të kaluar është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi – fajin për atë që ndodhi – ia lë opozitës.
“Shiko kur humbin faktet dhe argumentet, pastaj vjen në pyetje edhe dhuna siç e bën partitë opozitare. Është e vërtetë që edhe VV ka bërë protesta të ndryshme brenda e jashtë Kuvendit. Por asnjëherë nuk është cenuar siguria e dikujt. Nuk është sulmuar askush siç ndodhi atë ditë. Disa deputetë e sulmuan kryeministrin me ujë dhe pastaj zv/kryeministrin me shishe qelqi”.
Ky arsyeton veprimet e ngjashme të VV-së në të kaluarën, përderisa i kritikon ato të opozitës.
“Kur ndalemi se pse është gjuajtur me vezë Isa, ka qene nënshkrimi i Zajednicës. Dhe nëse ju me thoni që Zajednica është e barabartë me një bisede të inskenuar nga një deputet nga radhët e një komuniteti të caktuar me shefin e grupit parlamentar të VV-së. Ka pasë vezë e gaz, por kauzat kanë qenë te mëdha, nuk barazohet hedhja e vezëve për Zajdenicën dhe grushtat e PDK-së për një bisedë. VV ka pasë të drejtë sepse ka qenë në pyetje territori i Kosovës”.
A tentoi t`i binte boks Blerta Deliut? Halil Thaçi: Veç e kam kap për dore
Nw seancwn e fundit tw Kuvendit tw Kosovws, gjatë kohës sa ishte duke mbajtur fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përplasje fizike.
Deputeti i PDK-së, Mërgim lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Kurti dhe Besnik Bislimit dhe më pas ka ndodhur një përleshje fizike.
Për këtë përleshje, Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke thënë se i shpëtoi sulmit nga deputeti i VV-së, Halil Thaçi.
Ky i fundit ka mohuar se tentoi ta godiste kolegen e tij.
“S`është e vërtetë. Nuk ka tentim për shkepje të grushtave. Kam qenë përballë saj kur ajo i është sulur Albulena Haxhiut”.
“Nuk e kam dëgjuar një femër që në mënyrë aq të pistë shan dhe fol fjalë të tilla banale dhe sigurisht ka qenë e momentit që e kam kapur për dore dhe e kam largu. Absolut ma shumw me Blerta Deliun nuk kam pasë asgjë. I kam kontribuar qetësimit të situatës”.
Halil Thaçi i VV-së: Veteranët e kanë vërejtur që po manipulohen nga PDK-ja e AAK-ja
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestuan të shtunën që shkoi në Prishtinë së bashku me deputetë të partive opozitare, kundër qeverisë Kurti dhe ligjit për pagën minimale që u votua në Kuvend, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.
Halil Thaçi, deputet nga radhët e pushtetit, thotë se protestës i prin pikërisht ata deputetë që bënë ndarjen mes ligjit për pagën minimale dhe pensionit të veteranëve.
“Secili është i lirë të protestoj, por kur ta shikosh se kush u prin veteranëve janë deputetët që e kanë votuar ndarjen e ligjit te pagës minimale me ndarjen e pagës se veteranëve. Ne vitin 2016 është votuar ndarja e pagës minimale nga pensioni i veteranit. Qe nga ajo kohë ekziston një ligj, ku paga e veteraneve nuk përfshihet. E kane votu Bekim Haxhiu e Hajdar Beqa që ishin në radhë të parë të veteranëve”.
Sipas tij, veteranët e kanë hetuar se po manipulohen nga partitë opozitare.
“Kosova nuk i ka veç ata veteranë, me krejt respektin e tyre, veteranët e kanë vërejt që po manipulohen nga partitë opozitare, PDK dhe AAK. Ka shume veteranë qe nuk ishin në proteste sepse e dinë se këto parti e kanë nda pagën e tyre nga paga minimale”.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...






























