Lajme

Deputeti i VV-së: Shqetësuese ajo çka po ndodh me rastin Maxhuni

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 22 October 2018

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu e ka përshkruar shqetësuese situatën e zhvilluar lidhur me arrestimin me armë e drogë të djalit të udhëheqësit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

Djali i shefit të AKI’së u arrestua derisa organet e drejtësisë tentuan të fshehin rastin.

Sipas deputetit Aliu një situatë e tillë ‘është shqetësuese për faktin që një hetim i tillë tek qytetarët e krijon një mosbesim dhe mos siguri’, thotë Aliu.

-Advertisement-

Aliu kërkon që rasti të hetohet deri në fund dhe situatave të tilla të hetimeve selektive tu jepet fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera