Lajme

Deputeti i VV-së shkon në Kuvend me brisk në çantë

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 24 July 2018

Sigurimi i Kuvendit ia ka ndaluar deputetit Sami Kurteshi një brisk që ky po e mbante në çantë, derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur derisa Kurteshi po hynte në seancën plenare të së hënës.

Sigurimi u ka thënë gazetarëve se Kurteshi mund të marrë briskun pasi që të dalë nga objekti i Kuvendit, përcjell Gazetametro.net.

-Advertisement-

Vetë deputeti Kurteshi u pa i tendosur kur u pyet nga gazetarët për rastin.

Ai i ka lutur gazetarët të mos merren me këto gjëra, pa pranuar që të flasë nëse atij i është ndaluar brisku apo jo. Madje ai i ka cilësuar ato si marrëzira dhe personalizime.
Ndërsa, për përgjigje u ka thënë gazetarëve që të shkojnë ta pyesin sigurimin, duke mos pranuar vetë të flasë për rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera