Lajme

Deputeti i VV-së shfaqet në Kuvendin e Kosovës me fanellë të Llapit

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 26 May 2022

Llapi dhe Drita do të përballen sonte në finale të Kupës së Kosovës, e cila do të luhet në Prishtinë.

Kjo ndeshje ka bërë jehonë të madhe, sidomos në Podujevë dhe në Gjilan.

Dhe, efekti i kësaj loje është parë edhe në Kuvendin e Kosovës sot, shkruan Express.

-Advertisement-

Në fakt, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri është rikthyer në seancën e sotme me një dukje të pazakontë.

Deputeti llapjan e kishte veshur fanellën e Llapit me numër 4, përmes së cilës e shfaqi mbështetjen për ekipin e tij të zemrës.

Llapi do ta kërkojë sonte mbrojtjen e trofeut të Kupës, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet duke filluar nga ora 20:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera