Lajme

Deputeti i VV-së për vandalizmin e Sveçlës: Është akt simbolik

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 11 December 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar veprimet e shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili në një video të publikuar shihet duke dëmtuar mikrofonin në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Rexhaj ka mohuar se sjelljet e tilla janë vandalizëm, por ka theksuar se Sveçla është arrestuar për veprimet e njëjta.

“Si pamje dhe si veprim mund të duke jo e mirë, por nëse e vëreni z.Sveçla e arsyeton këtë veprim si mjet politik ose si akt simbolik. Z.Sveçla është i afërt i ministrit dhe ai arrestohet”, ka thënë Rexhaj në Kanal 10.

-Advertisement-

Për demolimin e pajisjeve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shefi i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë të hënën nga Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera