Lajme

Deputeti i VV-së për projektin e Badovcit: Këtu po i vjen larg era të keqes

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 15 January 2020

Mefail Bajqinovci, deputet nga radhët e VV-së ka thënë se Komune e Prishtinës në bashkëveprim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e kanë sjellë situatën e rrezikut për Liqenin e Badovcit.

Ai pyet se si mundet MMPH-ja të aprovojë një ankesë të një pale kur dihet se pasojat janë të kundërligjshme, shkruan gazeta inFokus.

“Komuna e Prishtinës dhe MMPH, përtej lojërave me komunikata, në bashkëveprim e kanë sjellë situatën e rrezikut për Liqenin e Badovcit. Si mundet MMPH, të aprovojë një ankesë të një pale kur dihet se pasojat e aprovimit të saj, janë të kundërligjshme? Madje 2 herë radhazi për të njëjtën çështje. A jeni duke i shitur këto vendime apo si është puna”, shkruan ai.

Bajqinovci gjithashtu pyet se si mundet Komuna e Prishtinës të lëshojë kushte ndërtimore kur e di se janë ta paligjshme. E sipas tij këtu po i vjen era larg të keqes.

“Pastaj, si mundet Komuna e Prishtinës të lëshojë kushte ndërtimore kur e di se një gjë e tillë është e kundërligjshme? Madje as pa u ankuar fare ndaj vendimeve të çmendura të MMPH. Ftoj prokurorinë të nisë hetimet urgjentisht ndaj personave zyrtarë në Komunë dhe MMPH. Këtu po i vjen era larg të keqes. Duhet veprim i organeve të drejtësisë dhe ne, do ta ndjekim këtë çështje në çdo hap”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Të tjera