Lajme

Deputeti i VV-së nuk premton datë për liberalizimin e vizave, thotë se kjo nuk varet nga qeveria

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 09 May 2022

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Agon Batusha, ka folur për një sërë çështjesh lidhur me integrimin e Kosovës në Evropë, si dhe ka treguar për vizitat e parapara të qeverisë.

“Ne si komision për integrime do të kemi vizitë muajin e ardhshëm në Bruksel”, ka njoftuar Batusha në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ndoshta do ta zgjerojmë vizitën tonë edhe në Parlamentin e Holandës, por mbetet të shihet kjo pas dakordancës që duhet ta bëjmë me shtetin e Holandës ose në këtë rast me parlamentin”.

-Advertisement-

“Por Franca me Holandën janë shtetet më skeptike në këtë drejtim për arsye se kundër-kandidatja e [Emanuel] Makronit ka qenë shumë ma euroskeptike dhe anti-NATO, prandaj për shkak të zgjedhjeve të brendshme [edhe neve na stopuan disa procese, por detyrat e shtëpisë i kemi kryer”.

Batusha nuk premtoi datë për liberalizim të vizave, pasi tha se kjo nuk varet nga qeveria, por kërkesë e qeverisë është që puna e liberalizimit të vizave të futet në agjendën e diskutimit nga këshilli i kësaj organizate.

“Me shumë dëshirë kisha premtu liberalizimin e vizave qoftë unë pro qoftë edhe kryeministri, por kjo çështje nuk varet prej nesh”.

“Kjo edhe raportet po tregojnë që ne po bëjmë, por vendimmarrja është tek kryetarët e shteteve, anëtarë të BE-së, dhe ne vetëm po kërkojmë që të hyjmë në agjendën e diskutimit të Këshillit të BE-së”.

“Dhe aty pastaj ne mendojmë që me përkrahjen edhe të Gjermanisë që e pamë edhe para disa dite por edhe letrën që është dërgu nga pesë shtetet e BE-së, këtu janë edhe dy shtete mos-njohëse si Greqia dhe Sllovakia, ne mendojmë që do ta kemi një shans shumë të mirë për shkak se vendimmarrja në BE për liberalizim të vizave e lejon që të merret në shumicë të kualifikuar dhe shumica e kualifikuar mund të arrihet pro e rëndësishme është që të binden të gjitha shtetet për të mirën e Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera