Lajme

Deputeti i VV-së mysafir në Kuvendin e Turqisë, ndjek fjalimin e Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 21 December 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka qenë i ftuar nderi nga presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, per ta ndjekur fjalimin e tij.

Vetë Korenica e ka postuar fotografinë në Facebook, të mërkurën.

“Sot, mysafirë nderi i presidentit Erdogan në fjalimin e tij në Kuvendin e Madh Turk”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Korenica është larguar nga VV prej pozitës së koordinatorit të VV-së në degën e Rahovecit.

Ai ka thënë se largimi i tij është bërë për shkak se ka votuar kundër Kodit Civil që përfshin edhe mundësinë e regjistrimit civil për personat e komunitetit LGBT.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera