Deputeti i VV-së: Mund të këtë tendenca për destabilizim gjatë betimit të kryetarëve në veri
Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 16 May 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha ka thënë se Republika e Kosovës ka treguar seriozitet pikërisht me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Rexha tha se mund të këtë tendenca për destabilizim gjatë betimit të kryetarëve të rinj, mirëpo Policia e Kosovës është në nivel të detyrës.
“Mendojë që Republika e Kosovës ka treguar seriozitet pikërisht me mbajtjen e zgjedhjeve, ani pse Lista Serbe i ka bojkotuar ato. Ka pasur tendenca dhe kjo është kthyer edhe në realitet duke i frikësuar qytetarët e Kosovës, kryesisht komunitetin serb atje për mos me dal në zgjedhje. Unë mendojë që do të ishte një prapakthim shumë i kobshëm, nëse realisht do të shtyheshin edhe një herë zgjedhjet. Edhe SHBA i ka përkrahur këto zgjedhje. Ajo që më pengon mua , që nuk kam pasur mundësi të them në një studio tjetër është fushata kundër kryetareve atje të cilët nuk janë vetëm të LVV-së.Serioziteti i institucioneve të Republikës së Kosovës është matur me mbajtjen apo jo të zgjedhjeve atje. Zgjedhjet janë mbajtur, se kur do të betohen kryetarët është çështje procedural, por unë jam shumë i sigurte që do të betohen. A do të këtë tendenca për destabilizim? Këtë edhe mund ta bëjnë, por institucionet tona të sigurisë janë në nivel të detyrës dhe sigurisht Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjë përshkallëzim. Ka pasur raste në të kaluarën, tendenca të tilla për destabilizim, mirëpo këto gjëra nuk ndodhin”, tha ai në Tëvë 1.
Sa i përket deklaratës së përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell se mund të këtë kriza të reja në veri, ai tha se “nëse na pengon ky diskurs duhet që ta kritikojmë”.
Ndryshe, Borell Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se mbetet i shqetësuar për numrin e vogël të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për katër komunat në veri të Kosovës.
Sipas tij, këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate dhe mund të sjellin tensione të reja nëse palët nuk e zgjidhin këtë çështje.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...