Lajme

Deputeti i VV-së ministrit Likaj: Ti nuk je lypës je shërbëtor

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 18 September 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj i ka reaguar ministrit të Arsimit, Ramë Likajt i cili në seancën ku po flitet për fillimin e mësimit në shkollat e Kosovës e quajti veten lypës.

Rexhaj në reagimin e tij i tha Likajt se ai është shërbëtorë i arsimit në Kosovë dhe jo lypës dhe nuk duhet ta shohë veten si të tillë kur kërkon para nga Organizata për të ndihmuar arsimin.

“Ministri i cili duhet të jetë shërbëtorë thotë unë e konsideroj veten lypës por ju jeni shërbëtorë i Arsimit në Kosovë por kjo fjala lypës edhe kur kërkoni para nga Organizata të ndryshme ju ofendoheni dhe kjo tregon shumë për ju”, ka thënë Rexhaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera