Lajme

Deputeti i VV-së mesazh për ambasadorin Kosnet: Miqësia me Amerikën ka ekzistuar edhe para se të ishit ju e Grenell

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 25 March 2020

Enver Haliti, Deputeti i Vetëvendosjes, në seancën plenare për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i ka dërguar porosi ambasadorit Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ai ka thënë se miqësia e Kosovës me Amerikën ka ekzistuar edhe para kohës kur Kosnett dhe Grenell morën postet ambasadoriale.

Haliti ka thënë se dashuria e popullit të Kosovës për SHBA-në është e madhe dhe e tillë do të vazhdojë të jetë edhe pas zgjedhjeve në Amerikë sepse ajo nuk varet nga individë.

-Advertisement-

“Miqësia e Kosovës me Amerikën daton shumë më herët se kur ju dhe ambasadori Grenell keni marrë postet  ambasadoriale. Daton shumë më herët sesa 24 masi 1999 kur Amerika nisi luftën për çlirimin e Kosovë. Populli e do Amerikën dhe do ta dojë edhe pas zgjedhjeve të 2 nëntorit 2020 që do të mbahen në Amerikë. Ajo dashuri është më e madhe se ambasadori Grenell. Askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë dashuri, simpati dhe falënderim që populli i Kosovës ndjen ndaj popullit amerikan”, është shprehur ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dhënë mbështetje të plotë seancës për votimin e mocionit të mosbesimit nga Qeverisë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera