Lajme

Deputeti i VV-së krahason bisedimet LDK-VV me nëntë muajt e një shtatzëne

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 22 January 2020

Deputeti  i zgjedhur i VV-së, Dimal Basha, ka krahasuar bisedimet në mes të Lidhjes Demokratike dhe partisë së tij me nëntë muaj e një shtazëne.

Basha thotë se nëntë muaj mund dhe dhimbje në fund harrohen kur lind fëmija, dhe sipas tij zgjatjet e bisedimeve nuk e kanë kuptimin që qeveria do të jetë e keqe, shkruan gazeta inFokus.

‘’ Kjo është si një grua shtatzënë, përgjatë nëntë muajve, me dhimbje e mund. Por kur lind fëmija, harrohen të gjitha ato. Kështu edhe me lindjen e Qeverisë së re, do të harrohen këto dhe Qeveria s’do me thanë që ka me qenë shumë  e keqe, por  e mirë’’, ka thënë ai në Rubikon./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera