Lajme

Deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e Shpend Maxhunit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 13 November 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka kërkuar shkarkimin e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Rexhajt, Maxhuni ka penduar punën hetimore të policisë.

“Në takimin e Komisionit për AKI-në kam kërkuar shkarkimin e Shpend Maxhunit, për shkak se duke përdorur pozitën e tij si kreu i një institucioni të rëndësishëm të sigurisë ka penguar punën hetimore të policisë. Maxhuni ka penguar vendosjen e drejtësisë, përkatësisht ngritjen e kallëzimit penal. “, thuhet në postimin e Rexhajt.

-Advertisement-

Ai madje ka shkruar se në Komision me një votë epërsi nuk kaloj propozimi për shkarkim.

E sipas Rexhajt është e pashpjegueshme votimi kundër i deputetit, Anton Quni.

“Një institucion kaq i ndjeshëm nuk duhet të udhëhiqet nga persona që tentojnë të kapin institucionet e drejtësisë. Mentalitete të tilla kanë dëmtuar institucionet dhe po e rrënojnë shtetin tonë, prandaj duhet të japin përgjegjësi. Më një votë epërsi nuk kaloi propozimi im për shkarkim, dhe është e çuditshme se kishte edhe votë opozitare që e pamundësoi këtë. Vota e deputetit të LDK-së Anton Quni kundër iniciativës për shkarkimin e Maxhunit është vështirë e shpjegueshme dhe përnjëmend shumë e çuditshme”, ka përfudnuar Rexhaj/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera