Lajme

Deputeti i VV-së i reagon Agim Veliut: “Nuk po e kërkojmë ne Presidentin”

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 23 December 2019

Lufta në mes të dy partive, Vetëvendosjes e LDK-së, gjatë kohës kur po tentojnë të bashkohen për të qeverisur vendin, nuk po pushon as në 30-vjetorin e themelimit të kësaj të fundit.

Agim Veliu, nënkryetari i LDK-së, së parit tha që është e tepërt që Vetëvendosje të ketë edhe Presidentin e edhe Kryeministrin, shkruan gazeta inFokus.

E përgjigje të menjëhershme për Veliun, pati deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

-Advertisement-

Ky i fundit, ka thënë që Vetëvendosje nuk është e vërtetë që po e kërkon postin e presidentit.

Në fakt, sipas tij, këta po kërkojnë që tash të mos flitet për këtë post, shkruan gazeta inFokus.

“Ne po kërkojmë që për presidentin të mos flitet tash kur jemi duke e ndërtuar shumicën parlamentare për qeverisje, por kur të vjen koha. Dhe më e rëndësishmja: po kërkojmë president saktësisht ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta e vendit”, ka thënë Bajqinovci

Bile sipas Bajqinovcit, kjo kërkesë e LDK-së, nuk përshtatet në asnjë formë me fjalët që këta i thonë për partinë e tyre, shkruan gazeta inFokus.

“Kërkesa juaj për ta pasur presidentin në mënyrën se si po e kërkoni nuk e shprehë përkushtimin e stërthënë nga ju për LDK -në shtetformuese, perëndimore dhe që angazhohet për shtetin e së drejtës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera