Lajme

Deputeti i VV-së i përgjigjet Haradinajt për mocionin: E prisnit në zyre Radojiçiçin – qesharake dhe paradoksale, nuk i keni numrat

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 01 June 2023
Për shkak të zhvillimeve në veri, AAK ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë dje se situata është shumë e rëndë dhe përgjegjës është Albin Kurti, i cili sipas tij duhet të largohet nga qeverisja, pasi po paraqet rrezik për vendin.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin  politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”, tha Haradinaj para gazetarëve.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se mocionin dëshirojnë ta bëjnë ata që e pritnin Radoiçiçin në zyre të kryeministrit, në vend që t’i mbështesin veprimet për sovranitet.

-Advertisement-

“Ata që e pritnin Radoiçiçin në zyre të kryeministrit po dëshirojnë të bëjnë mocionin. Në vend që të mbështesin veprimet shtetërore për sovranitet e kushtetueshmëri, po bëjnë veprime të atilla që vetëm shtetit nuk i shërbejnë”, thotë ai.

Sipas Batushës, është paradoksale e qesharake, pasi po t’i kishin numrat, s’do të kishte nevojë për deklarata, por duket se po dëshirojnë stabilitet nga brenda, që është anti-shtetërore.

“Kjo është sa paradoksale, aq edhe qesharake. Po të kishin numrat nuk do të kishte nevojë për deklarata boshe. Por nuk i kanë. Andaj, çka po dëshirojnë? Destabilitet politik nga brenda?! Kjo është sjellje anti-shtetërore dhe jopatriotike”, deklaron deputeti i VV-së, Agon Batusha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera