Lajme

Deputeti i VV-së: Edhe Isa Mustafën ja u kishim shkarku, ju kishim çliru edhe prej tij

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 25 March 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur rreth shkarkimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në seancën e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për rrëzimin e qeverisë, Basha ka thënë se nëse kish qenë pjesë e qeverisë, edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do ta shkarkonin, shkruan Gazeta inFokus.

“Në Llap ai ka bo cka ka dasht, ka mendu që këtu bon cka don vet, por jo. Është gabim edhe kryetari i juaj, ai prej kolltukut lyp gjendje të jashtëzakonshme, me pas pas, në qeveri edhe Isa Mustafën ja kishim shkarku, qe a po doni qeveri ndryshe”, ka thënë Basha.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera