Lajme

Deputeti i VV-së: Besojmë se presidenti do të zgjidhet në 19:30

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 03 April 2021

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, beson se i kanë numrat që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.

Bajqinovci në një prononcim për T7 tha se gjithçka do të kryhet në orën 19:00 ose 19:30, ku edhe beson që do të zgjidhet presidenti i vendit.

“Do të kemi seancë, brenda 40 minutash. Besoj shumë që do të zgjidhet presidenti i vendit. Besoj që numrat do të bëhen dhe cdo gjë do të shkoj në rregull prej orës 7 e tutje. Me rëndësi është që të zgjidhet presidenti. Ne besojmë që në orën 19:00 ose 19:30 do të votohet presidenti”, tha Bajqinovci.

-Advertisement-

Në orën 18:00 është dashur të nis seanca në të cilën do të provohet zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës.

Nuk dihet nëse të gjithë deputetët e LDK’së do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit.

Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK’së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera